Baloo, Shere Khan dhe Leo janë respektivisht një ari, një tigër dhe një luan dhe jetojnë si vëllezër prej 15 vitesh.

Ata janë të tre meshkuj, por Leo është tredhur që kur ishte akoma këlysh.
Treshja e veçantë jeton në një qendër jo fitimprurëse për kafshë në Georgia që prej 2001.

Që prej atëherë të tre kafshët ndajnë së bashku hapësirën ku jetojnë, duke ngrëne dhe fjetur së bashku dhe duke luajtur mes tyre.

Ata janë një familje e vërtetë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve të SHBA dhe tani falë faqes në facebook të qendrës Noan’s Ark, historinë e tyre e njeh gjithë bota.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: