Një asteroid pritet të kalojë pranë tokës dhe mund të shihet me ndihmën e një teleskopi të vogël në datën 25 tetor, rreth orës 19:21, me orën tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri


Asteroidi do ta përshëndesë tokën nga distanca 6.2 milion kilometra, rreth 16 herë sa distanca Tokë-Hënë. I Quajtur 1998 HL1 asteroidi me diametër nga 440 dhe 990 metra, cilësohet si një asteroid potencialisht i rrezikshëm, thotë astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope.


“Kalimi i tij është i parashikuar në një distancë të afërt, por nuk paraqet rrezikshëmri’, ka thënë Masi. Falë dimensionit të asteroidit dhe distancës që do të kalojë nga Toka, do të jetë e mundur ta shohim edhe me një teleskop të vogël amatorial.


Virtual Telescope ka fotografuar trupin qiellor dy herë, në 19 dhe 21 tetor, teksa po i afrohet planetit tonë. ‘Në momentin e një distance minimale nga Toka, asteroid do të mund të shihet mes yjeve të yjësisë së Trekëndëshit, për të vazhduar më pas rrugën e tij natën, në yjësinë e Dashit’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: