Momente dramatike kanë fiksuar nga kamerat e sigurisë në pistën e aeroportit të Mumbait në Indi. Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar kur avioni i Air India ishte duke u ulur, ndërsa një avion IndiGo po ngrihej pak metra para tij.

Siç raporton Daily Mail, 46 nisje dhe mbërritje në orë kryhen nga e vetmja pistë e aeroportit në fjalë. Kontrollorët e trafikut ajror lejohen të japin dritën jeshile për dy ngritje dhe dy ulje brenda tre minutave, por kjo kohë mund të reduktohet nëse dukshmëria është e mirë.

Mirëpo, Shërbimi i Aviacionit Civil kompetent ka njoftuar se është duke kryer hetime për incidentin dhe tashmë ka pezulluar kontrollorin e trafikut ajror, i cili ka qenë në detyrë gjatë sekondave të kontestuara.
Të dyja linjat ajrore po hetojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb