SHKODER-Një banesë në Shkodër ka marrë zjarr duke u djegur plotesisht. Si pasojë janë shkaktuar dëme të medha materiale, por fatmirësisht jo në njerëz. Ngjarja ndodhi në fshatin Melgushe. Por edhe pse zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, nuk ka pasur ujë mjaftueshëm për të shuar zjarrin.

Raportohet se zjarrfikësja është larguar pa e shuar zjarrin dhe ishin banorët qo u përpoqën të ndalojnë përhapjen e tij duke përdorur mjete rrethanore.

Si pasojë e zjarrit dëmet materiale janë të mëdha, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: