Ditëve kur duhet të karikoni telefonin çdo natë apo duhet të mbani një adaptues me vete po u vjen fundi. Intelligent Energy, kompania e cila krijon bateri të vogla prej hidrogjeni që mund të zgjasin për një javë, ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë që të sjellin këtë teknologji tek pajisjet e saj.

Emri i kompanisë nuk është bërë i ditur, vetëm është përshkruar si “operator në zhvillim”. Marrëveshja thuhet se do të vlejë 7.6 milionë dollarë.

Prototipi i këtij sistemi funksionon në të njëjtin mënyrë si ai tek makinat elektrike, vetëm se është më i vogël, shkruan krokodili. Ai përmban një bateri me teknologjinë unike që prodhon energji duke përzier hidrogjenin me oksigjenin. Bateria është kaq e hollë sa mund të përshtatet mjaft mirë në një iPhone 6.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: