Një bizon i bardhë, Dushanka erdhi në jetë në kopshtin zoologjik të Beogradit, një rast i rrallë i konsideruar si një ogur i mbarë në legjendat amerikano-indiane.

”Dushanka erdhi në jetë të hënën”, raportoi për median veterineri i kopshtit zoologjik, Jozef Ezvegj.

”Sipas informacioneve të mia, nuk ka bizonë të tjerë të bardhë (të Amerikës) të lindur në Europë. Aktualisht po kujdesemi për gjendjen shëndetësore që ajo të jetë e mirë, dhe të ketë mundësi që të gëzojë një rritje të qetë”, shtoi ai.

Nën vështrimin e prindërve, Dushanka ecën në hapësirën dedikuar për bizonët, përpara se të ushqehet me qumësht, për t’u shtrirë më pas në hije. Babai i saj, Jovani (një bizon i bardhë) është sjellë në këtë kopsht zoologjik në vitin 2007, i importuar nga Amerika, në një moshë mjaft të re, thuajse një foshnje.

Bizoni i bardhë një fenomen i rradhë, që lidhet me gjenin recesiv.

Lindja e një bizoni të bardhë në Wisconsin në vitin 1994 ngjalli një interes të veçantë në SHBA. Në vitin 2005, një lindje e ngjashme u bë e ditur në një fermë në veriperëndim të Kanadasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb