Një bombë në anë të rrugës goditi një automjet që patrullonte pranë kufirit të Kenias me Somalinë të shtunën, duke vrarë disa nga 11 oficerët e policisë në bord, tha zëdhënësi i policisë transmeton Reuters. Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por kryengritësit somalezë islamikë kryejnë sulme të shpeshta ndaj forcave keniane të sigurisë.

Kryengritësit e Somalisë ‘Al Shabaab’ morën përgjegjësinë të premten për rrëmbimin e tre rezervistëve të policisë keniane nga Wajiri, në Kenia verilindore pranë kufirit somalez.

Forcat ushtarake keniane kanë zënë një pjesë të Somalisë jugore përgjatë kufirit të përbashkët të të dy vendeve që nga viti 2011. Kenianët, së bashku me milicinë aleate të Somalisë, kanë tërhequr mbrapsht kontrollin e territorit nga al Shabaab pas një vale rrëmbimesh në tokën keniane.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb