BRITANI

Një Brexit pa marrëveshje do t’i shkaktonte britanikëve një humbje prej 16 miliardë dollarësh (14,6 miliardë euro) eksporte drejt Bashkimit Evropian dhe më shumë miliarda të tjera drejt vendeve të tjera, njoftoi sot OKB-ja.

Në një studim të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi tregtinë dhe zhvillimin, ekonomistët e OKB-së njoftuan se humbja e aksesit preferencial në tregjet e BE-së për shkak të një Brexit pa marrëveshje, do të përkthehej për britanikët me humbje në eksporte me të paktën 16 miliardë dollarë, që përfaqëson rreth 7% të eksporteve të përgjithshme të Britanisë së Madhe drejt BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb