Më shumë se 10 mijë trupa, të trajnuar për trazira, mund të mblidhen brenda 24 orëve përgjatë gjithë Britanisë së Madhe. Mobilizimi i tyre është bërë për shkak të frikës nga trazirat në rast të një daljeje të Britanisë nga BE, pa marrëveshje.

Gjithashtu, ekipe të specialistëve, sikur njësitet me qenë, policë të armatosur dhe oficerë të trajnuar për kërkime, mund të thirren në raste emergjente. Mbi 1 mijë trupa po trajnohen shtesë, në mënyrë që të jenë të gatshëm të dërgohen në Irlandën e Veriut.

Forcat priten të ulin veprimtarinë margjinale policore, si puna për parandalimin e krimit, dhe të anulojnë trajnimin nëse është e nevojshme.

Forcat lokale kanë kryer stërvitje për të përballuar mungesat, dhe trajnimet e policisë kanë përfshirë trajtimin e trazirave, duke përfshirë plaçkitjet. Duke i zbuluar këto shifra, Martin Hewitt, shefi i policisë kombëtare, kërkoi nga drejtuesit e fushatave dhe politikanët që të kenë kujdes me fjalorin e tyre, për të mos shkaktuar reagime të dhunshme nga turmat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb