Kinemaja Debussy në qytetin e Kanës u evakuua për arsye sigurie

Zyrtarët e sigurisë thanë gazetarëve se arsyeja për evakuuimin e njerëzve rreth orës 19:15 të shtunën ndodhi për shkak të një çante të dyshimtë në kinema.
Sipas THR, çanta ishte lënë në hyrje dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekspertët e bombave për ta kontrolluar.
Pas kontrollit u mësua se ishte alarm i rremë dhe nuk kishte kurrfarë rreziku.
Dëshmitarët thanë se ka pasur prezencë të madhe të policisë dhe forcave të sigurisë dhe njerëzit janë larguar nga kinemaja. Më pas janë lejuar të afrohen vetëm gazetarët.
Në edicionin e 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë, i është kushtuar rëndësi të madhe sigurisë për shkak të rrezikut potencial për sulme terroriste. (o.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb