“U trembëm shumë. Nga tërmeti më ra në copë betoni në kokë. Më çuan në spital.”. Ky është rrëfimi dramatik i një banoreje në lagjen nr.15 të Spitallës, të prekur nga tërmeti. Ajo tha se banesa e saj është bërë e pabanueshme.

“Ishim në shtëpi. Jetoj në pallat në lagjen nr.15 në Spitallë. U trembëm shumë. Ishte ngjarje e jashtëzakonshme. Sapo mbaroi tërmeti dolëm jashtë. Më ra një copë beton në kokë, më çuan me urgjencë në spital. Shtëpia është bërë e pabanuar. E kam kaluar natën në çadër. Sot do të na çojnë në hotel”, tha për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat.

Ndërkohë një tjetër person rrëfen se shtëpia e tij është shembur nga tërmeti 5.1 ballë që u regjistrua paraditen e sotme. Ai rrëfen për ‘News24’ se i është ofruar një çadër, por është i sëmurë dhe nuk mund të strehohet aty.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: