Jack Gleeson, ylli i serialit që bëri bujë vetëm pak vite më parë” Game of Thrones” thuajse nuk njihet me pamjen e re.
Ndërkohë që ndjekësit e serialit ishin mësuar ta shihnin si mbreti me flokë biondë, Gleeson tashmë është shfaqur me flokë brun në fotot që i janë bërë gjatë një shëtitjeje në Londër.
Aktori, 32 vjeç, i cili luajti Joffrey Baratheon në serialin televiziv HBO, duket shumë ndryshe nga mbreti mizor dhe sadist që luante 10 vjet më parë.
Pas paraqitjes të tij në “Game Of Thrones”, nga 2011 deri në 2014, ai u tërhoq përkohësisht nga aktrimi dhe themeloi ‘Collapsing Horse Theatre Company’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb