Për vetëm rreth dy orë arrin nga Tirana në Shkodër. Qyteti verior ka shumë për të orfruar. Historia, natyra dhe moderniteti ndërthuren bukur në këtë qytet që do të duhej shumë kohë për ta vizituar.

Megjithatë nëse do doni të kaloni një ditë ndyshe në Shkodër ne do të Trending do t’u sugjerojmë disa vende që nuk duhen humbur. Bëni mirë që ta nisni me Shirokën, një xhiro me biçikletë përbri liqenit të ofron një qetësi e një pamje tejet të bukur.

Të shkosh në Shikrokë dhe të mos provosh krapin e Shkodrës është një gabim I pafalshëm. Dhe pasi je ushqyer mirë, një xhiro nga Vila e Zogut është gjëja e duhur. Një vilë e fshehur mesa banesave me pamje nga liqeni. Një kafe në pedonalen e Shkodrës duhet patjetër, një nga pjesët më të gjalla të qytetit.

Perëndimi i diellit do të ishte mirë të shijojej nën tingujt e ndonjë këngë të bukur, por ku? Patjetër që në Kalanë e Rozafës. Qetësi, natyrë histori dhe një pamje mahnitëse e qytetit. Kanë mbetur ende shumë destinacione në Shkodër, por nëse do të shkoni për vetëm një ditë, kaq besoj se janë më së mjaftueshëm. Shkodra ju pret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: