Pak para ditëlindjes së Michael Schumacher, i cili bën nesër 50 vjeç, bashkëshortja e tij Corinna ka publikuar një shënim në faqen zyrtare të Facebook të ish-pilotit gjerman.


“Ai është në duart më të mira të mundshme dhe ne po bëjmë gjithçka që është humanisht e mundur për ta ndihmuar atë. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq të ndjeshme si shëndeti, diçka që Michael gjithmonë ka dashur”.


Pikërisht vëmendja e rreptë për të mos lëshuar informacione periodike mbi statusin shëndetësor të Schumit, ende në përpjekje për rimëkëmbjen nga aksidenti me ski i 29 dhjetorit 2013, e bën shënimin e gruas të një rëndësie të veçantë.


“Michael duhet të jetë krenar për atë që ka bërë dhe ne gjithashtu jemi – thuhet në mesazh – prandaj ne dëshirojmë të kujtojmë sukseset e tij përmes një aplikacioni të ri, i cili do të publikohet nesër. Bashkë me kujtimet që publikojmë në mediat zyrtare sociale dhe punën e Fondacionit ‘Keep Fighting’ është një mënyrë për të bërë drejtësi dhe për të festuar fitoret dhe kujtimet e saj. Kjo është një dhuratë e vogël për të gjithë ju, ju falënderojmë për afërsinë tuaj dhe ju urojmë një 2019 të lumtur 2019”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb