Lionel Messi është një nga katër lojtarët e Paris Saint-Germain (PSG) që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi eshte bere i ditur nga nje deklarate e klubit parisien.

Tre lojtarët e tjerë janë Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Të gjithë lojtarët janë “në izolim dhe i nënshtrohen protokollit të duhur shëndetësor”, tha skuadra.

Messi
 

PSG është planifikuar të përballet me Vannes në raundin e 32-të të Kupës së Francës të hënën.

Franca regjistroi 232,200 raste të reja me Covid-19 të premten, numri më i lartë ditor i regjistruar në të gjithë Evropën që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Që kur iu bashkua PSG-së nga Barcelona në gusht, Messi ka shënuar vetëm një gol të Ligës, megjithëse ai ka shënuar pesë në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Në nëntor, Messi fitoi titullin e shtatë të Topit të Artë . Ishte një fitore rekord për Messin, i cili tani ka dy tituj më shumë se rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo.

Megjithëse mund të konsiderohet relativisht një vit i dobët në nivel klubesh për Messin, 34-vjeçari argjentinas luajti një rol jetik në ndihmën e Argjentinës për të fituar titullin e Copa América në fillim të këtij viti.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: