TIRANE– Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha  ka nisur mbledhjen me aleatët në selinë e PD. Në takim janë thirrur të gjithë aleatët e PD, ndërsa pritet të diskutohet plani dhe mënyra e organizmit të protestës.

Gjithashtu në mbledhje marrin pjesë edhe Monika Kryemadhi bashkë me Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin.

Gazetarja Elda Menga duke iu referuar burimeve nga selia blu, raporton për “BalkanWeb” se e veçanta e kësaj proteste është fakti se nuk do ketë simbole partiake, pasi sipas opozitës do jetë një protestë për qytetarët dhe jo për partitë.

Basha ka deklaruar më herët se opozita ka një strategji për protestën e së shtunës dhe një hallkë e rëndësishme është edhe reagimi i qytetarëve. PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orarshe e cila nis në orën 12:00.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 forca policie dhe janë marrë masa duke bllokuar disa akse rrugore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb