TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit, ku është takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Takimi i Ramës me Metën ka nisur në orën 9:30 dhe zgjati 65 minuta. Disa minuta më vonë, në takim ka shkuar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Takimi u zhvillua një ditë para seancës plenare të Kuvendit dhe protestës së paralajmëruar nga PD-ja me aleatët e saj. Nuk ka informacion zyrtar se përse ata janë mbledhur në Kryesi dhe cila ka qenë tema e diskutimit.

(Në foto: Rama duke dalë nga Kryesia)

Sikurse pritet, opozita nuk do të shkojë nesër në Kuvend, pasi ka firmosur mocionin e mosbesimit ndaj kreut të tij, Ilir Metës. Ajo do të kërkojë dorëheqjen e Metës me mbështetjen e protestuesve nga i gjithë vendi nga sheshet e Tiranës, nisur nga akuzat që ka ngritur ndaj kreut të Kuvendit për atentate të porositura, ish-deputeti i mazhorancës Tom Doshi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb