Në disa vende të Beogradit sot janë shfaqur pllakata me imazhin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç, bashkë me mbishkrimin nacionalist e shovinist serb “Kosova është Serbi”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Serbi, autorë të mbishkrimeve janë lëvizja “Nashi” (Tanët), e njohur për faktin se shpesh herë ka shënjestruar edhe mediat në shtetin serb. Nova raporton se imazhi i Millosheviç është shfaqur edhe në urën e Brankut, si dhe në Vaçar.

Simbolikisht ose ndoshta rastësisht, posterat janë vendosur një ditë përpara takimit mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel./Nova/

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb