TIRANE


Ditën e djeshme Leonita dhe Granit Xhaka u bënë prindër për herë të parë. Bashkëshortja e futbollistit të njohur solli në jetë një vajzë.
Graniti ndau foton e parë ku dukeshin duart e çiftit dhe vajzës së vogël krahas së cilës shkroi dhe një status.


  • foto galeri
  • foto galeri

“Mirëseerdhe princeshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë”, -shkruante futbollisti i njohur. Ndërsa ditën e sotme Leonita ka zbuluar emrin që kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre. Ajo ka publikuar të njëjtën foto si Graniti në ‘Instagram’ dhe ka treguar se vajzën kanë vendosur ta quajnë, Ayana.
(BalkanWeb)


Etiketa: