TIRANË

Një ditë pas zgjedhjes së Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ky i fundit ka zhvilluar një takim privat me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga “Balkanweb”, Rama dhe Gjinushi janë ulur në një kafe në kryeqytet dhe po bisedojnë. Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh dje në krye të Akademisë së Shkencave  me 35 vota pro dhe 6 kundër.

  • foto galeri

Para nisjes së procesit të numërimit, kreu i ri i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, prezantoi edhe platformën e tij për këtë institucion, ndërsa tha se duhen reforma të thella në të gjitha drejtimet, veçanërisht në fushën e kërkimit shkencor.

Këtë proces e ka kundërshtuar akademiku, Artan Fuga, i cili tha se dje ishte një ditë e zezë për fushën e shkencës në Shqipëri. Ai pohoi se këto zgjedhje janë farsë dhe nuk do të pranojë rezultatin, pasi sipas tij, ky proces është puç institucional që i bëhet Akademisë së Shkencave.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: