BRITANI– Një ditë pasi presidenti amerikan , Donald Trump tha se sulmet me raketa ndaj regjimit të Assad në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që të bëhet gati, duket se veprimet po konkretizohen.

Kryeministrja britanike, Theresa May urdhëroi zhvendosjen e nëndetëseve brenda rrezes së veprimit raketor për një manovër të mundshme kundër regjimit sirian, që mund të fillojë që sot në mbrëmje.
E përditshmja britanike “Daily Telegraph” shkruan se May ka thërritur sot një mbledhje emergjente të kabinetit”.

“Kryeministrja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Londrës në një ndërhyrje me aleatët. Por, burime qeveritare konfirmojnë se ajo po bën gjithçka është e nevojshme për të qenë në gatishmëri”, thekson “Daily Telegraph”.

Aleatët e Amerikës deklaruan se do t’i bashkohen një reagimi të mundshëm ushtarak pas sulmit me armë kimike në Siri që dyshohet se është ndërmarrë nga forcat besnike të Presidentit Bashar Al-Assad.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: