Një punonjës i skuadrës së Werder Breme është kapur nga policia teksa spiunonte me dron, stërvitjen e Hoffenheim, pak ditë përpara takimit të Bundesligës mes dy skuadrave.

Klubi ka pranuar që ka lëshuar një dron, por ka mohuar që e ka bërë për të spiunuar kundërshtarin. Policia po heton për rastin. Në Gjermani është e ndaluar të përdorësh një dron sipër një skuadre apo një grupi personash.
Sfida u zhvillua në mes të javë dhe ndeshja përfundoi 1-1. Personi që u kap ishte në një Mercedes-E rreth 500 metra nga fusha e stërvitjes, ku Julian Nagelsmann, teknik i skuadrës së Sinsheim, po drejtonte stërvitjen e fundit përpara sfidës.

Drejtori i përgjithshëm sportiv i Werder Frank Baumann ka mohuar çdo aktivitet ilegal, por policia gjermane po heton për atë që ka ndodhur, sepse në Gjermani fluturimi i droneve mbi një grup njerëzish është i paligjshëm dhe dënohet deri në 50 mijë euro.

Baumann më pas ka shtuar: “Në Bundesliga është normale të përpiqesh të kuptosh kundërshtarin sa më shumë të kesh mundësi. Më shumë se një herë kemi hasur edhe ne skuadra të tjera që përpiqen të zbulojnë çdo gjë rreth ekipit tonë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb