Komanda Afrikane e SHBA-së (AFRICOM) ka bërë të ditur se një dron ushtarak i SHBA-së është rrëzuar në fillim të kësaj jave në jug të Somalisë, transmeton Anadolu.

AFRICOM njoftoi se droni “MQ-1C” i operuar nga ushtria amerikane u rrëzua të martën pasdite në jug të Somalisë.

Komanda amerikane njoftoi se një hetim është në vazhdim, edhe pse rrëzimi nuk duket se është rezultat i ndonjë përpjekjeje për të rrëzuar aeroplanin.

Një dron ushtarak i SHBA-së rrëzohet në jug të Somalisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb