Shtatëmbëdhjetë vende, në të cilat jeton një e katërta e popullsisë së botës, janë në rrezik ekstrem për mungesë të ujit, thuhet në një raport të Institutit të Burimeve Botërore (WRI).

Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania – janë në krye të listës së 164 vendeve më të rrezikuara nga mungesat e mundshme të ujit – për të cilat, sipas raportit të WRI, edhe thatësira më e vogël mund të jetë një kërcënim i madh, pasi ato po shpenzojnë pothuajse të gjitha rezervat e mundshme të ujit.

Në grupin e 17 vendeve që janë të ekspozuar ndaj “rrezikut jashtëzakonisht të lartë të ujit” sipas studimit, shumica janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Këto vende përfshijnë: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian.

Nga ish-republikat jugosllave, Kroacia është më e sigurta, duke u renditur në vendin e 140, pasuar nga Mali i Zi (121), Sllovenia (117) dhe Serbia (109), të cilat klasifikohen si grupi më i madh i 64 vendeve me një rrezik të ulët të mungesës uji.

Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 97-të në listën WRI në grupin e vendeve me rrezik të “mesëm të ulët”, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e 52-ta.

“Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migracionit dhe paqëndrueshmërisë financiare”, thotë Andrew Steer, president i WRI.

Studiuesit parashikojnë që gjendja nga mungesa e ujit do të përkeqësohet ndjeshëm, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: