Gaza-Layla Ghandour, foshnja 8 muajshe me sy jeshil të shndritshëm ishte në krahët e gjyshes së saj kur një re me gaz lotsjellës e mbyti gjatë protestës në Gaza këtë të hënë. Fëmija thithi gazin që i shkaktoi kollitje dhe lot. Pak orë më vonë ndërroi jetë. Historia e foshnjes bëri xhiron e botës, duke shigjetuar kritika e zemërim lidhur me taktikën e ushtrisë izraelite. Kritikët e Izraelit ngelën të zhgënjyer nga dhuna që u përdor.

Brenda disa orësh historia e familjes së Laylës u vu në pikëpyetje. Mjekët thanë se Lajla vuante nga një problem në zemër, dikush tha se ky problem shëndetësor mund të ketë shkaktuar vdekjen e vajzës. Ndërkohë ushtria izraelite pretendoi se dispononte prova që hidhnin poshtë aludimet e familjes së vajzës për çka kishte ndodhur. Imazhet e fëmijës së vdekur bënë xhiron e botës duke shënuar një nga konfliktet më të dhunshme të Lindjes së Mesme.

Fotografitë e së ëmës së Lajlës që mbante trupin e pajetë të së bijës në një spital të Gazës u kthyen rrufeshëm në një simbol politik, si imazhet e Aylan Kurdit, vogëlushit sirian, trupi i të cilit u gjet i mbytur në bregdetin turk.

Por si shumë simbole në Lindjen e Mesme, simbole të tilla të vogla por që në vetvete janë tragjike kthehen në “ushqim” për mediat që rendin ti raportojnë. Një ditë pas vdekjes në Lajlës, babai i saj iu drejtua një xhamie disa shekullore me trupin e vajzës së mbështjelle më një flamur palestinez duke e mbajtur lartë, teksa turma që e ndiqte thërriste slogane për hakmarrje ndaj gjakut që u mor nga izraelitet.

Zyrtarët me Hamasin, një grup ushtarak që kontrollon Gazën, qarkulluan një fotografi të një fëmijë të buzëqeshur. Për familjen Ghandour ishte tragjedia e dytë brenda dy viteve. Dy vite më parë, fëmija i parë i zonjës Ghandour, Salimi u asfiksua pasi një qiri u rrëzua në dhomën e gjumit pasi ishte shkëputur rryma elektrike në Gaza. Flakët shkrumbuan zotin Ghandour dhe foshnjën vetëm 26 ditësh. Jeta e vështirë në Gaza, varfëria e tejskajshme me njerëz që kanë qenë nën bllokadën izraelite këto 11 vitet e fundit, kanë kontribuar në vorbullën e ngjarjeve dhe vendimeve të fundit ku është përfshirë edhe vdekja e foshnjës ditën e hënë.

Lajla ishte në shtëpinë e saj në Gaza kur ra telefoni, një autobus po priste përkrahë xhamisë për ti transportuar rezidentët në anën tjetër të gardhit, ku protestat ishin në kulmin e tyre. Xhaxhai i saj 12-vjeçar Ammar, e mbështolli vajzën në krahë dhe e nxori nga dera. Djali pretendon se e ëma e Lajlës ishte brenda autobusit. Në fakt ajo ishte në anën tjetër të banesës dhe i dhembte dhëmbi.

Gjithsesi, Lajla ishte e vetmja foshnje në protestë. E gjithë familja mori pjesë në protestë, disa duke ngrënë akullore dhe sanduiçe ndërsa protesta po zhvillohej disa qindra jardë më tutje. Më vonë në mbrëmje Lajla në një tendë me hallat e saj nisi të qante me të madhe. Ammar e mori mbesën e saj për herë të dytë në atë ditë dhe e çoi në vendin ku po zhvillohej protesta për të kërkuar gjyshen e tyre, Heyam Omar, e cila në ato momente ishte në mes të turmës dhe po u bërtiste ushtareve izraelite në anën tjetër të gardhit. Pasi zonja Omar e mori fëmijën në krahët e saj, ajo tha se një kuti me gaz lotsjellës ra pranë këmbëve të saj. Menjëherë ia fshiu fytyrën vajzës me ujë dhe i dha të pinte një lëng frutash. Por pas një ore, pasi arritën në shtëpinë e prindërve të Lejlës, vogëlushja nuk po merrte më frymë. Kur mbërritën në spital në orën 6:34, mjekët thanë se fëmija kishte vdekur. Gjymtyrët e saj ishin të ftohta dhe blu shkruhet në raportin e spitalit. E ëma e Lajlës tha “Ndjeva se më ndali zemra atë çast”.

Gjatë zisë në Gaza shpesh dhimbja e familjarëve paragjykohet për shkaqe politike. Në mëngjes lëvizja sekulare Fatah ngriti një tendë për funeralin jashtë banesës së prindërve të Lajlës. Aty u var një poster gjigand e Lajlë, në krah qëndronte imazhi i presidentit palestinez Mahmoud Abbas. Kjo nuk ishte vdekja e parë në këtë familje. Një tjetër poster brenda dhomës së pritjes tregon xhaxhain e Mariam Ghandourit, Ammarin, në dorë mban një armë dhe në krahë ka veshur një shirit të zi. Ai ishte anëtar i brigadës

Al Aqsa Martyrs Brigades, një grup ushtarak me lidhje me Fatah. Ai vdiq në përleshje me ushtarët izraelite në vitin 2006. Një tjetër xhaxha, Ibrahimi u vra nga ushtarët izraelite në 2001 teksa ishte duke i gjuajtur me gurë. Ishte 15 vjeç në atë kohë. Familja Ghandour e dinte se Lajla vuante nga një sëmundje në zemër që njihet si vrimë në zemër. Një mjek i paidentifikuar në Gaza i tha “The Associated Press” se besonte që ishte pikërisht kjo sëmundje që i shkaktoi vdekjen vogëlushes dhe jo gazi i izraeliteve.

Forcat e armatosura izraelite u kritikuan fuqishëm këtë të hënë pasi vranë 60 njerëz dhe lanë të plagosur me qindra protestues.
“Fotografitë nga ana palestineze na kanë shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm. Kjo na e ka bërë të vështirë të tregojmë historinë tonë”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura izrealiste nën/kolonel Jonathan Conricus, gjatë një konference të martën, raportoi gazeta Haaretz.

Një zëdhënës izraelit shkroi në Twitter se ushtria kishte marrë disa të dhëna që ngrinin dyshime lidhur me vdekjen e foshnjës. Por ushtria izraelite nuk iu përgjigj kërkesës për të publikuar këto të dhëna të mërkurën, në një deklaratë thuhej se historia e Lajlës ishte “Propagandë e Hamasit”
Zyrtarët e Hamasit dëshironin që historia të publikohej. Me pak shans protesta në Gaza po fitonte simpati ndërkombëtare. Historia e Layla ndihmoi.

“Izraelitët nuk kanë asgjë esenciale për të dëmtuar palën palestineze, kështu që ata përpiqen të hedhin hi me deklarata të tilla për Laylin” tha Ashraf al-Qidra, një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. “Ata duan ta bëjnë konfuz opinionin ndërkombëtar”.

E megjithatë ka shumë pikëpyetje në lidhje me vdekjen. Një mjek ligjor po kryen autopsinë e vajzës, tha zëdhënësi Ashraf al-Qindra. Derisa mjeku të vendosë, nuk do të lëshohet certifikata e vdekjes.
“Të gjitha shenjat tregojnë se fëmija ishte e ekspozuar ndaj gazit lotsjellës”, tha ai. “Por ne nuk e dimë me siguri”. Dr.Gerald Ross Marx, profesor i asociuar në pediatri në shkollën e mjekësisë së Harvardit tha se kishte dyshime që sëmundja e zemrës të ishte i vetmi shkak për vdekjen e saj. Pavarësisht se cila është e vërteta kampet kundërshtare e kanë përdorur vdekjen e vajzës për të qëllime të caktuara. Për disa mat dëshpërimin palestinez në kohën që ata janë pa përkrahjen e mbështetësve arab dhe të qeverisë amerikane. Analisti pro izraelit Alan Dershowitz e quan “strategjia e bebit të vdekur” ku Hamasi rrezikon jetën e civilëve për të tërhequr simpatinë ndërkombëtare ndaj çështjes palestineze.

Për familjen e Lejlës, ka vetëm një dhimbje, frustrim dhe kujtimi i foshnjës së vdekur 8 muajshe.
“Askush nuk mund të ikë dot. Kemi vuajtur shumë luftëra” tha babai i Lajlës, Anwar al-Ghandour, i cili dënon protestën e së hënës. “Problemi ynë është Fatah, problemi ynë është Hamas dhe problemi ynë janë izraelitet. I lutem Zotit ti godasë me raketa për t’i zhdukur”.

Përkthyer nga NYTimes nga Aurora Golemi për “BalkanWeb”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: