Kristina Ici është vetëm 16 vjeç, por e ka të qartë se cilët do të jenë hapat e të ardhmes. Ajo dashuron baletin, të cilin e studion prej 6 vitesh, por nuk kufizohet vetëm tek klasikja. Edhe pse deklaron se baleti klasik është baza, ajo ka më tepër dëshirë të eksplorojë atë modern. Kristina tregon për Trending se krijon vetë koreografi në grupe amatorësh ku kërcejnë fëmijë të vegjël.


Një nga ëndrrat e saj është të zhvillojë talentin në një shtet tjetër kur arti vlerësohet dhe fatkeqësisht sipas saj Shqipëria nuk është vendi i duhur.
Kristina e dashuron artin. Veç baletit në interesin e saj janë edhe aktrimi e modelingu. Por e dini se cila është formula e Kristinës, këshilla që ka për çdo të ri? Është fare e thjeshtë: Vetëm punë.


“Të punoni, të punoni dhe vetëm të punoni…Kjo është gjëja më e madhe që një balerin duhet të dijë. Duhet të kenë shumë vullnet për të ecur para, do ketë gjithmonë ulje ngritje por duhet të gjejmë pikën tonë më të fortë dhe të ecin para”, rrëfen Kristina për Trending.


Etiketa: