Nuk kanë fund problemet për Zinedine Zidane. Përveçëse përballet me kritikat pas nisjes zhgënjyese të sezonit të ri në La Liga, tekniku i Real Madrid duhet t’I bëjë llogaritë me dëmtimet e shumta. I fundit që I shtohet infermierisë së skuadrës “los blancos” është Luca Modric. Mesfushori kroat është kthyer i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren, duke rritur numrin e lojtarëve që nuk janë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Levante.


20895171
20895171

“Modric ka pësuar një lëndim në aduktorin e këmbës së djathtë”, lexohet në njoftimin zyrtar të Real Madrid, që nuk jep një afat të saktë kohor se kur do të kthehet sërish në fushën e lojës. Një “hall” më shumë për Zinedine Zidane i goditur nga dëmtimet në këtë fillim sezoni. Luka Modric i bashkohet në listën e gjatë të mungesave lojtarëve të tjerë të rëndësishëm si Asensio, Mendy, Jovic, Courtois, Rodrygo, Hazard, Brahim, James dhe Isco.


68687452 2486324561420080 1948945975538622484 N
68687452 2486324561420080 1948945975538622484 N

Kjo do të thotë, se Real Madrid ka jashtë një formacion të tërë. Ky fakt nuk ia bënë aspak të lehtë punën Zidane dhe skuadrës “merengues” që kërkon të kthehet te fitorja në ndeshjen kundër Levantes. Pas tre javëve të para në sezonin e ri në La Liga, Real Madrid renditet në vendin e pestë me pesë pikë të grumbulluara.
(balkanweb)