Një ekspozitë me 78 portrete të mëdhenj të të mbijetuarve të Holokaustit, fotografuar nga fotografi gjermano-italian Luigi Toscano është hapur në bashkinë e San Franciskos.

Portretet, pjesë e projektit “Gegen das Vergessen” (”Kundër harresës”) nga fotografi me bazë në Mannheim u vendosën dje në bashkinë e qytetit.

Toscano, 46 vjeç, që nga viti 2015 ka fotografuar pothuajse 400 të mbijetuar nga Holokausti në të gjithë botën.

Personat shfaqen në foto duke shikuar drejtpërdrejtë në kamera, disa të qeshur, të tjerë seriozë.

Pesëmbëdhjetë prej tyre vijnë nga një rajon më i madh, San Francisko, përfshirë të mbijetuarit e ish-kampeve të përqëndrimit si Ben Stern, 97 vjeç, Ilse Alexander e lindur në Austri, 89 vjeçe dhe Fanny Krieger, 89 vjeçe, e cila humbi prindërit e saj dhe motrën më të vogël në Holokaust.

“Ne duhet të vazhdojmë diskutimin dhe analizën e Holokaustit,” tha Toscano.

Ai tha se personi më i vjetër që kishte fotografuar për këtë projekt ndodhej në San Francisco, Sol Franks lindur në Rumani, i cili mbijetoi në kampin e vdekjes në Auschwitz dhe tani është 100 vjeç.

Disa prej të mbijetuarve morën pjesë në hapjen e ekspozitës.

Ilse Alexander tha se kishte qenë shumë e lumtur që portreti i saj të fotografohej.

“Kur shohim diskriminim, racizëm dhe antisemitizëm, duhet ta ndalojmë menjëherë, edhe sot si atëherë”, tha ajo.

Fanny Krieger tha se shpreson që ky projekt do të stimulojë të rinjtë të mësojnë më shumë nga të mbijetuarit për “gjërat e tmerrshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb