Xherdan Shaqiri ka dhuruar një super paraqitje sot në takimin e parë të javës së 11 në “Premier League”. Futbollisti shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asisit në ndeshjen që Stoke City barazoi 2-2 kundër Leicester City.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kampionët e sezonit 2016, Leicester, të cilët falë Iborra në minutën e 33-të heshtën të pranishmit në stadiumin e Stoke. Për të rikthyer baraspeshëm mendoi Shaqiri 6 minuta më pas që nuk fali përballë portierit në një kënd të prirët duke realizuar me të majtën një gol mjaft të bukur.


Gjithsesi vendasit në pjesën e dytë e pësuan sërish nga ish-futbollisti i Manchester City, Iheanacho. Për ti vendosur kapakun golave në këtë takim Peter Crouch shfrytëzoi mjaft mirë një krosim nga këndi të Shaqirit.

Përpos kontributit të madh të shtatshkurtrit Stoke nuk ia doli të merrte 3 pikët, duke u renditur të 14-t me 12-t pikë, ndërsa Leister në vendin e 10 me 13 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb