OSLO

Çmimi “Abel” në matematikë rrëmbehet për herë të parë nga një grua. Ajo është amerikania 76 vjeçare, Karen Uhlenbeck specialiste e ekuacioneve diferenciale me derivate të pjesshme. Lajmi u bë i ditur nga Akademia Norvegjeze e Shkencave dhe Letërsisë.

“Karen Uhlenbeck u shpërblye me këtë çmim për punën e saj kërkimore në analizën gjeometrike dhe teorinë e matëseve që ndryshoi rrënjësisht peizazhin e matematikës”, tha presidenti i komitetit Abel, Hans Munthe-Kaas.

“Teoritë e saj çuan përpara botëkuptimin tonë për sipërfaqe të tilla si ato të formuara nga flluskat e sapunit”, shtoi ai,

Karen Uhlenbeck është drejtuese e kërkimit universitar e ftuar në Universitetin “Princeton” si dhe pedagoge e asociuar në Institutin për “Advanced Study”(IAS) në SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb