Një gur gabim” nga Thod horos Grampsas vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me kompaninë e Teatrit “Praksi Efta”. Përkthimi në shqip është i Luiza Xhuvanit, regjia e Thodhoros Grampsas, skenografia dhe kostumografia e Kostandinos Zamanis, muzika e Thodhori Ikonomu e në të interpretojnë: Luiza Xhuvani, Xheni Stavropulu, Eleni Ludjana – Thanasi e Peni Papajeorjiu.

Vepra “Një Gur Gabim” shpërfaq marrëdhënien nënë e bijë, që me kalimin e kohës, madje që në kohët e lashta, në vende e popuj të ndryshëm, vazhdon të jetë e vështirë në të njëjtën mënyrë, shpesh e egër, por edhe njësoj shpenguese. Për këtë dhe është teatralisht interesante. Një shfaqje bilinguale kur në të njëjtën kohë interpretohet në dy gjuhë shqip dhe greqisht nga katër aktorë, dy shqiptarë dhe dy grekë.

Kjo shfaqje ka pasur premierën në Athinë në datë 14 Tetor dhe është luajtur 15 herë në Athinë në teatrin “Tehni Karolos Kun” dhe tre shfaqje në Patra. Është pritur shumë mirë si nga publiku ashtu dhe nga kritika. “Një gur gabim” do të luhet në skenën tonë në datat 3,4,8,9,10,11,15,16,17,18 dhjetor, në dt. 5 dhjetor do të jetë në Sarandë, në dt. 6 dhjetor në Gjirokastër dhe në dt. 7 dhjetor në Elbasan.
(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: