Një helikopter me pesë persona është përplasur në Papua Guinenë e Re , tha policia të hënën.
Helikopteri Britten Norman 2B i Aviacionit të Bregut të Veriut u zhduk të dielën pasi u ngrit nga Wasu në distriktin Tawae-Siassi në provincën Morobe , raportoi e përditshmja Post Courier.
Të paktën pesë persona, përfshirë një oficer policie dhe dy zyrtarë qeveritarë, një pilot dhe një anëtar i ekuipazhit, ishin në bord kur ndodhi incidenti.
Autoritetet kanë dërguar një helikopter për një mision kërkimi dhe shpëtimi.
(A.A/BalkanWeb)