Një burrë ka vdekur dhe 15 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin në një linjë të largët në Uells.

Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes pranë Llanbrynmair, Powys, pasi dy trena pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin në linjën Cambrian në orën 19:29.

Autoritetet kanë konfirmuar se një burrë, mosha e të cilit nuk është specifikuar, ka vdekur nga përplasja.

Ndërkohë 15 persona të tjerë janë dërguar në spital me lëndime që nuk besohet se janë kërcënuese për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb