Dhuna ulet këmbëkryq në futbollin brazilian. Një person ka mbetur i vdekur ndërsa 17 të tjerë janë plagosur nga përplasjet e tifozëve të Palmeiras me ata të Cruzeiros. Sipas raportimeve të fundit, mbështetësit e Palmeiras kanë shkaktuar kaos, duke detyruar kështu policinë të ndërhyjë.

“Sipas informacioneve paraprake, tifozët e Cruzeiro u zunë në pritë nga tifozët e organizuar të Palmeiras”, thuhet në raportimin e Sekretariatit të Sigurisë Publike (SSP).

Tifozi i Cruzerio që vdiq ishte 30 vjeç. Emri i tij nuk u bë i ditur nga autoritetet vendore, por TV Globo dhe g1 zbuluan se viktima ishte José Victor Miranda, 30 vjeç.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy tifozëri përplasen me njëra-tjetrën. Tifozët e Palmeiras dhe Cruzeiros kanë një histori konflikti, që nga viti 1988, midis Mancha Verde dhe Mafia Blu.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb