Prej javësh, Tirana është duke menduar për afrimet që do të ketë në janar. Së pari, me afrimin e Ernest gjërat ndryshojnë dhe në repartin e sulmit skuadra kompletohet. Tani qëllimi është që Tirana të plotësohet në mesfushë. Është bërë me dije se bardheblutë janë shumë pranë marrëveshjes me një mesfushor me pasaportë italiane që luan në qendër të mesfushës.
Nga ana tjetër, trajnerit Magani i është konfirmuar fakti se skuadra do të jetë e plotësuar në janar, paçka problemeve me merkaton e bllokuar prej Tolës dhe largimit të lojtarëve.
Isuf ishte i larguari i parë i skuadrës, ndërsa priten të tjera prishje kontratash te bardheblutë. Po kështu, Tirana është duke firmosur me Ardit Hilën, lojtar që vlerësohet shumë në kampin bardheblu.