TIRANE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi menjëherë pas takimit informal me ambasadorët e BE-së, ka zbuluar edhe detajet. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se LSI ndau ‘opinionet me institucionet ndërkombëtare në lidhje me qëndrimin e hapjes së negociatave’.

“Ky eshtë takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë.

LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt. Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër”- tha ajo.

Ndërkohë Kryemadhi vijoi me sulmet e saj ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.  Kryetarja e LSI-së u shpreh që ajo s’duhet të marri pozicionin e virgjëreshës. ‘Ne nuk e shantazhojmë Etilda Gjonaj, por ajo nuk duhet të marri pozicionin e virgjëreshës pasi i dimë shumë mirë pozicionet e saj. Nëse një shqiptar duhet të presë me muaj bashkëshorti i saj u kthye brenda një jave’, deklaroi Kryemadhi.

10: 58- Një javë para protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  zhvillon një takim informal me ambasadorët e BE-së në Tiranë.

Burime për ‘BalkanWeb’ zbulojnë se Kryemadhi eshte takuar për një kafe mëngjesi me ambasadorët e BE-së.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit, por me gjasë çështja kryesore mund të jetë protesta e organizuar nga opozita më 16 shkurt. Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar protesta masive, ku nuk kanë munguar thirrjet për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb