Vllaznia kryeson me meritë në grupin A të Kategorisë e Parë dhe me 7 pikë distancë nga Erzeni i vendit të dytë, po bëhen gati për rikthimin aty ku e kanë vendin, në elitën e futbollit shqiptar.

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot afrimon e një sulmuesi të ri, nigerianit Jesus. 19-vjeçari vjen nga “Derby Football Academy”, me të cilën klubi shkodran ka një marrëveshje bashkëpunimi. Ja edhe njoftimi zyrtar i Vllaznisë.

“Bashkëpunimi i nisur pak kohë më parë në mes KF Vllaznia dhe “Derby Football Academy” të Nigerisë është konkretizuar sot me firmosjen e futbollistit të parë të kësaj të fundit me klubin shkodran. Bëhet fjalë për futbollistin Izunna Christopher Metu Jesus, një 19 vjeçar që konsiderohet një nga më të talentuarit e kësaj Akademie dhe që nga sot është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia.

Ai ka firmosur për një sezon me klubin tonë dhe pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme në Shqipëri, për t’u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Hasan Lika.

Metu Jesus luan në pozicionin e sulmuesit dhe bashkë me lojtarët e tjerë të këtij reparti, pritet të bëjnë më të mirën për skuadrën në gjysmën e dytë të sezonit. Ardhja e këtij lojtari kësisoj është fillimi i zyrtarizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që dy drejtuesit e lartë të klubit Vllaznia, administatori Lici dhe drejtori sportiv Firat patën arritur muajin e kaluar gjatë vizitës së tyre në Nigeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: