Një “Zonjë” e bukur, një skuadër me karakter dhe një super Dusan Vlahovic. Juve del me 3 pikë nga transferta Gjermane, thyen 3-2 me përmbysje Leipzig duke marrë një tjetër fitore në Champions, 6 pikë të plota. Në 12 minuta, Motta humbi 2 titullarë, Bremer dhe Nico Gonzales duke e kthyer në makth këtë transfertë.
Në 6 ndeshje në Serie A, ekipi i Thiago Motta-s nuk kishte pësuar asnjë gol, për në një sfidë të vetme pëson 2, me Sesko që i ndëshkoi në minutën e 30-të me një veprim fantastik.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 50-të, Dusan Vlahovic rikthehu baraspeshën, por për të trazuar edhe një herë “Zonjën e Vjetër” mendoi portieri Di Gregorio i cili preku topin me dorë jashtë zonës së rreptësisë duke u ndëshkuar me karton të kuq. Si të mos mjaftoi kjo, Leipzig fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë. Sesko nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke realizuar golin e dytë personal.
Dueli Sesko-Vlahovic vijoi, me “bomberin” serb që në minutën e 68-të me një goditje perfekte barazoi shifrat në 2-2. Juve nuk u mjaftua me kaq, por Conseicao në të 82-tën realizoi golin e tretë për Juve duke sjell festë në radhët e tifozëve baradhezi, fundja me të drejtë pasi ky trepikësh vlen shumë, mbi të gjitha i jep besim një ekipi të ri që synon të rikthehet në nivele të larta.
Suksesi i Juves në Champions mori faqet e para të mediave italiane, ky protagonistë ishin Vlahovic e Conseicao: “Juve e çmenduar”, shkruan La Gazzetta.
(BalkanWeb)