Një kamion me shpejtësi që transportonte punëtorë, gra dhe fëmijë ra në një luginë në Pakistanin jugor, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, tha policia.

Aksidenti rrugor ndodhi gjatë natës në rrethin Jamshoro në provincën jugore Sindh, u tha gazetarëve shefi i policisë së qytetit Saddique Changra.

Zyrtarët e spitalit thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi teksa dhjetëra punëtorë po ktheheshin në shtëpitë e tyre në distriktin Badin të Sindhit pas korrjes së grurit në provincën jugperëndimore të Balochistanit.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Pakistan, ku autostradat dhe rrugët mirëmbahen keq dhe ligjet shpërfillen gjerësisht.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb