Muaji gusht është shpeshherë i komplikuar për frekuentimin e kishave, kështu që, për të tërhequr besimtarët, katedralja mesjetare e Rochesterit ka gjetur një ide, transformimin e një pjese të kishës në fushë golfi.

Spektakli është shpeshherë i pazakontë. Në vend të rreshtave të stendave që zenë zakonisht kishën, është një fushë e madhe me bar sintetik dhe klube golfi.

Fusha e golfit do të qëndrojë në katedrale gjatë gjithë muajit gusht.

Bëhet fjalë për iniciativën e fundit të Kishës anglikane të Anglisë në përpjekje për t’i dhënë dinamikë komuniteteve të besimtarëve, në një vend gjithnjë e më pak të përqendruar në praktikën fetare.

“Operacioni duket se ka dhënë frytet e tij”, thekson Rachel Phillips, një prej priftëreshave të katedrales, sipas së cilës frekuentimi është rritur me më shumë se 80% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

“Katedralja është plot me njerëz që luajnë golf (…), kjo është fantastike”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: