TIRANE-Nesër kancelarja gjermane Angla Merkel do të vizitojë Shqipërinë. Hyrja qendrore e kryeministrisë është e rimodeluar duke u bërë dinjitoze për pritjet zyrtare.


Ajo që bie në sy pas ndryshimeve të mëdha në selinë qeveritare është edhe një kërpudhë gjigande belge, e cila ndodhet në anën e djathtë të hyrjes qendrore të kryeministrisë.


Vepra në fakt është një skulpturë e artistit bashkëkohor belg Carsten Holler, i cili ja ka dhuruar veprën e tij të artit selisë qeveritare shqiptare.


Do të jetë pikërisht Merkel që do ta ‘inaugurojë’ e para këtë vepër arti shumë të veçantë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: