Një koalicion mes xhihadistëve dhe rebelëve sirianë njoftoi të dielën se do të fillojë një betejë për të marrë nën kontroll të gjithë qytetin e Alepos, pasi një ditë më parë thyen rrethimin e vendosur nga forcat e regjimit në lagjet e tyre.

“Ne shpallim fillimin e fazës së re për lirimin e të gjithë Alepos dhe njoftojmë se do të dyfishojmë numrin e luftëtarëve që do të marrin pjesë në këtë betejë”, deklaroi në një komunikatë ky koalicion, Ushtria e Pushtimit (Jaich al–Fateh).

“Ne nuk do të pushojmë së luftuari vetëm kur të ngremë flamurin e pushtimit mbi qytetin e Alepos”, shtoi Jaich al–Fateh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: