Numërimi së prapthi ka nisur dhe tanimë çdo gjë të bën të mendosh se do të jetë Antonio Konte trajneri i ardhshëm i Interit, me përjashtim të ndonjë befasie, që në tavolinë të madhe pokeri, si ajo që po luan ish-trajneri i Italisë, nuk është për t’u përjashtuar. Kjo është kuptuar gjatë ditëve të fundit, me përshpejtime të papritura, frenim të shpejtë dhe dalje nga skena në trekëndëshin Romë-Torino-Milano, por pa harruar vështrimin përtej Alpeve të trajnerit puljez, që pret edhe prej andej një ofertë.

Gjithsesi, e reja më e madhe e orëve të fundit është lajmi që qarkullon rreth arritjes së akordit ekonomik mes Interit dhe Kontes prej një kontrate trevjeçare me 9 milionë euro në sezon, si për të provuar se ato buzëqeshjet e rastit dhe ato gjysmë gënjeshtrat e makinës së të vërtetës të “Iene”, të kenë qëlluar në shenjë.

Konte Antonio
Konte Antonio

Por para së gjithash duhet që zikaltërit të arrijnë kualifikimin në Champions, të kthehen te fitorja të hënën kundër Kievos për t’i lejuar presidentit Zhang, së bashku me Marotën dhe Ausilion, për të bërë gati listën. Pas vështirëve të Spaletit në muajin e fundit, ku ka barazuar 4 nga pesë ndeshjet e luajtura, ka marrë udhë dhe dëshira për të ndryshuar kurs, ndonëse duhen hedhur shumë para për të bindur trajnerin e ri.

Lukaku
Lukaku

Konte kërkon një skuadër fituese menjëherë dhe zgjedhja e tij e parë është Romelu Lukaku i Mançester Junajtidit, që mund të bëhet pjesë e shkëmbimit me Perisiç si edhe Darmian, i cili mund të përfshihet në tratativë. Ikardi i pëlqen, por Konte preferon kolosin belg për lojën e tij. Xeko dhe Zapata do të ishin alternativat më ekonomike. Pastaj duhen përforcimet në mesfushë dhe në Spanjë këmbëngulin se Rakitiç është lënë disi në harresë. Gjithsesi, këto tema do të diskutohen menjëherë pasi skuadra të ketë siguruar zonën Champions.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb