Në përfundim të dorëzimit të ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik për dhënien me koncesion/ppp të Aeroportit të Kukësit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se ofertë për këtë procedurë ka paraqitur, një operator ekonomik. Bëhet fjalë për bashkimin e shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, e cilas sipas MIE në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

“Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik.

Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.” thuhet në njoftimin e MIE, i cili ndër të tjera thekson se komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se  oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb