TIRANE

Mozzik dhe Loredana që nga momenti që deklaruan publikisht lidhjen e tyre janë konsideruar një nga çiftet më simpatik dhe më të dashur për publikun. Ata ishin bashkë në jetë dhe bashkë në muzikë dhe karrierën e tyre dhe kjo dukshëm vihej re pasi në çdo projekt emri i njëri gjithnjë shoqërohej nga emri i tjetrit.

Loredana do të sjellë bashkëpunimin e saj të ri me reperin turko-gjerman, Mero, por Mozzik s’ka qenë i pranishëm në xhirimet e klipit.
Gjithashtu është vënë re se Mozzik ndryshe nga më parë nuk e ka promovuar projektin e Loredanës në rrjetet e tij sociale. Një situatë e tillë të bën të dyshosh se diçka po ndodh me Mozzik dhe Loredanën, mos ndoshta marrëdhënia e tyre po kalon një krizë?

Sipas “Prive” edhe burime pranë artistëve e kanë konfirmuar të njejtën gjë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zënkë të çastit apo diçka më serioze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb