Një defekt në kabinë elektrike në lagjen “Gurra” të Lezhës, ka sjellë dëmtime të pajisjeve elektroshtëpiake si dhe ka lënë pa energji që prej ditës së djeshme banorët e kësaj lagjeje. Era e fortë gjatë 24 orëve të fundit solli luhatje të energjisë elektrike, duke sjellë këtë situatë.

Tensioni i energjisë arriti deri në 400 volt, duke djegur shuma pajisje në banesa dhe biznese të kësaj zone. Banorët thonë se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme dhe derisa janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike kërkojnë kompensim nga shteti.
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë ndërhynë menjëherë në riparimin e defektit dhe rikthimin e normalitetit në furnizimin me energjisë elektrike, ndërsa bëhet me dije se luhatjet e energjisë janë krijuar nga shkëputja e nulit përcjellës brenda kabinës si shkak i erës së fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: