Ka hyrë sot në fuqi në Suedi ligji për pëlqimin seksual, e cila konsideron përdhunim çdo akt seksual pa marrëveshje të qartë, edhe në mungesë të kërcënimeve apo dhunës.

Ligji tani parashikon që kushdo që ka kryer një veprim seksual të padëshiruar të konsiderohet fajtor për përdhunim, ndaj një person i cili nuk ka marrë pjesë “lirshëm”.

I menduar që të garantojë se të gjithë partnerët kanë dëshirë, ligji kërkon një miratim eksplicit para se të fillojë aktiviteti seksual.

Ky propozim është debatuar prej disa vitesh dhe mori një impuls të ri në kuadër të lëvizjes së fundit “#MeToo”, në të cilën gra nga fusha të ndryshme të jetës kanë ndarë eksperiencat e tyre ku janë ngacmuar ose sulmuar seksualisht.

Megjithatë një gjë është e sigurt, ky ligj do i vërë në test zakonet e vendit. Ndërkohë që disa argumentojnë se kjo do të sjellë më shumë mbrojtje, të tjerë pretendojnë se kjo do të bllokojë sistemin ligjor me raste ku është e pamundur të provohet nëse bëhet fjalë për një sulm apo një marrëdhënie që nuk ka ecur mirë.

Menjëherë është shfaqur një aplikacion. Njerëzit që kërkojnë të kenë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin mund të firmosin duke përdorur llogarinë bankare, një sistem elektronik identifikimi që përdoret rëndomtë në Suedi në sektorin privat dhe publik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb