Ylli i Chelseat, Enzo Fernández dhe ish-partnerja, Valentina Cervantes, po mendojnë që t’i japin një tjetër shans lidhjes së tyre. Sipas gazetarit Daniel Fava në emisionin televiziv A la Tarde, Enzo Fernandez ka shtyrë drejt një ribashkimi pasi ka kuptuar se dikush nga shokët e skuadrës te Argjentina ka provuar të joshë bukuroshen.
“Në orët e fundit ka pasur një pajtim mes tyre. Ata mund të rikthehen. Sipas informacioneve që kam, Enzo Fernandez po përpiqet ta rifitojë atë. Ai u kthye, kur dëgjoi se një lojtar tjetër argjentinas po përpiqej ta joshte”, tha Daniel Fava.
(BalkanWeb)