Neymar vijon të jetë një çështje e cila nuk po merr një zgjidhje përfundimtare, 3 ekipe, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, vazhdojnë të jenë në garë për të siguruar shërbimet e brazilianit. PSG mbetet i hapur për të negociuar me çdo ekip por refuzimet e tyre të njëpasnjëshme tregojnë të kundërtën. Pas refuzuan ofertën e Barcelonës, Leonardo i ka thënë Jo edhe ofertës të ardhur nga Real Madrid, dhe çfarë oferte: 100 milion euro kesh plus kartonin e 3 lojtarëve, Bale, Rodriguez dhe Keylor Navas.

Lequipe
Lequipe

“Parisi kërkon më shumë”, ky është titulli i të përditshmes franceze “L’Equipe”, e cila i ka kushtuar faqen e parë brazilianit. Në Spanjë, e përditshmja sportive “Mundo Deportivo” shkruan se Real Madrid mbetet kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Neymar, kjo për një arsye të thjeshtë, PSG preferon të shes lojtarin në Madrid se sa ta rikthej në Barcelonë.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Ndërsa “AS” nënvizon se Neymar është i gatshëm të heq dorë nga 50% e imazhit të tij vetëm për tu transferuar tek Reali, gjithnjë nëse Barcelona nuk gjen paratë e duhura për të rikthyer në shtëpi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb