Me batuta i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, ‘ngacmimeve’ të deputetit Kujtim Gjuzi në seancë plenare, ndërsa ai fliste për procesin e negociatave me BE.

Disa herë nga karrigia e deputetit Gjuzi ka ndërprerë kreun e qeverisë ndërsa ky i fundit iu drejtua me fjalën “Mbret”.

“Dallimi mes meje e teje është se ti ke jetuar që në kohën e luftës së parë botërore, unë kam lindur në vitin 1964. Të lutem mos më fut në terrenin e luftrave botërore, se aty je në avantazh ke jetuar vetë, mos më fut aty. mos ngatërro ditëlindjen në certifikatë, ti vjen nga lufta e parë botërore. ti flet me kopetencë.  Një mbreti në parlament i lejohet të shkelë rregulloren. Një mbret i vetëm.

Ai atje ka hallin e monarkisë, por janë halle luksoze në krahasim me hallet e tyre, kshq hallet tuaja luksoze mbajini vet, se erdhi se nuk erdhi monarkia ti je mbret nuk të lëviz njeri nga froni je mbret pa mbrëtëri, por mbret je. Naltmadhni ulu, ulu se jemi akoma në Republikë”.-tha Rama
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb